Kryeministri Edi Rama mbajti takimin e fundit elektoral me qytetarët e Tiranës, në ambientet e Parkut Olimpik të kryeqytetit. Ai shprehu bindjen se kandidati i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetari aktual i bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, do të marrë një fitore edhe më të thellë se të parat. Si një ish-drejtues i bashkisë së kryeqytetit për tre mandate, kryeministri Rama u shpreh se Tirana aktuale është shumë më e madhe se ajo që ai ka udhëhequr dhe se ka potencialin për t’u zhvilluar shumë më tepër.