Vetëm pak orë e ndajnë Shqipërinë nga përgjigjia përfundimtare e Bashkimit Europian. Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeminsitri Edi Rama mbërriti në samitin e Bashkimit Europian, me synime të qarta, por aspak optimist për atë çfarë do të diskutohet me 27 liderët e Bashkimit Europian. Kreu i qeverisë Edi Rama, rezervoi edhe një mesazh për Bullgarinë, e cila nëpërmjet vetos në unionin europian, vijon të mbajë pezull intergimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.