Pas publikimit të lajmit se kryetari i bashkisë së lushnjes Fatos Tushe është vënë në pranga për akuzën e korrupsionit, ka reaguar menjëherë kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Tëitter ka pohuar se kreu i bashkisë së lushnjes dhe kushdo tjetër akuzuar nga drejtësia nuk do të ketë mbrojtjen e partisë socialiste dhe duhet të përgjighen vet para drejtësisë. “PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s'mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”, thuhet në postimin e kryeministrit Rama në tëitter, ku bëhet e qartë se përgjegjësia e kryebashkiakut të Lushnjes është personale jo politike.