Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen në lagjen e re në Lac, e cila është drejt fundit. Në atë lagje do të ketë 524 apartamente me standarde të larta, 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi dhe qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re. Lagjja e re në Lac, po rindërtohet si pasojë e shkatërrimit nga tërmeti I 26 nëntorit.