Top News – Rama bën bilancin e përmbytjeve/ Skavica, zgjidhja finale për kaskadën e Drinit
15/01/2021 15:12

Pak ditë përmbytjeve që shkaktuan reshjet e javës së kaluar, kryeministri Edi Rama i shqoëruar nga dy ministrat Niko Peleshi dhe Milva Ekonomi ka bërë bilancin e pasojave dhe demeve. Sipas kreut te qeverisë, është një situatë komplekse, por ishte një sfidë që u kalua me sukses, dhe pasojat ishin më të pakta,për shkak të investimeve të kryera në disa nga zonat më problematike. rama nënvizoi se skavica do të zgjidhe një herë e mirë problemet e përbytjeve që vijnë ngsa shrakimet e kaskadës së drinit “Kemi qenë të shqetësuar duke ndjekur parashikimet e motit, të Igjeum. Ministria e Bujqësisë sigurisht ka rolin e vetë, dhe prandaj ministrja është këtu me mua. Situata ka qenë kritike nga Shkodra në Vjosë dhe përballimi ka qenë për të marrë frymë të lehtësuar si dhe për të nxjerrë mësime për të parë se ç’mund të bëjmë më mirë. Është e pakrahasueshme situata e përmbytjeve në të të shkuarën dhe sot, nuk krahasohen shifrat dhe faktet dhe kjo lidhet me punën tonë, se çfarë vjen nga lart nuk e kemi në dorë por se sa arrijmë ne poshtë ta lehtësojmë e kemi në dorë. Çështja e kaskadës së Drinit lidhet me mungesën e Skavicës që do jetë realitet mandatin tjetër, do mbyllë frikën nga shkarkimi i hidrocentarleve.Por deri atëherë sfidën e menaxhimit e vazhdojmë” Kryeministri Rama duke iu referuar dhënave të 11 viteve më parë, kur edhe ndodhën përmbytjet katastrofike në disa zona të vendit, tha se këtë vit edhe pse reshjet ishin në sasi më të mëdha, por pasojat shumë më të vogla. Shifrat nuk i tregojnë të gjitha, sepse nuk është thjeshtë që ne kemi shumëfishuar investimet por se ku kanë shkuar ato, është investuar në mënyrë strategjike dhe jo taktike politike si në të shkuarën , merri lekët e përdori për fushatë dhe qëllime elektorale. Nga ana tjetër se ku kanë shkuar investimet në pikëpamjen e strategjisë, por edhe cilësia, në të shkuarën, nuk kemi gjetur asnjë kanal kullues të zhbllokuar, asnjë, prandaj ndodhnin përmbytje dhe kur kishte pak reshje, që nxorrrën mijëra veta nga shtëpia , kalbej dynjaja. Sot krahasuar me 7 vite me para vendi ka më shumë se sa dyfishin e tokës që punohet. Kur morëm detyrën ishin 120 mijë ha që punoheshin , sot jemi te 270 mijë ha. Ja impakti i investimeve , tregues i faktit që Shqipëria e punon tokën sot, ka rekord eksportesh, vendi ka një ndryshim esencial në deficitin e vetë tregtar. 7 Vite më parë importonim 7 me 1 në bujqësi, ushqimore, sot jemi 3 me 1. Pse sot importojmë më pak? sepse më shumë se gjysma e atyre që importoheshin janë zëvendësuar me prodhimin brenda”, tha Rama.Krahasimi me 2010 bëhet sepse kemi pasur një sasi reshjesh që u konsiderua apokaliptik, jo thjesht krahasime qeveri me qeveri. E mbani mend u bë hataja e zezë, në Shkodër u evakuan me mijëra, taksi me varka, dhe kjo nuk është metaforë. Krahasimet vlejnë se vërtet mund të ketë një moment që futet nën ujë një bulevard, si në Vlorë, dhe aty përvec faktit që do bëhen dhe 3 ndërhyrje, kini parasysh efektin e lavamanit, jepni presionin maksimal dhe ai do bllokohet por jo se lavamani është i bllokua, dhe kjo punë njësoj. Ne e dimë që do ketë momente të vështira. Ky ujë që qëndronte me jave në Shkodër asokohe ishte paftësia e robit. jemi në një situatë komplekse. ka akoma më shumë për të bërë.

Top News – SPAK mbylli hetimet. Ilir Meta kërkon masë më të butë sigurie
06/08 14:05
Top News- Kanosi familjarët me kallashnikov/Krujë, arrestohet 41-vjeçari, i gjenden dhe 2 armë gjahu
06/08 14:04
Top News- Goditet rrjeti i prostitucionit/ Arrestohen dy shtetase kineze dhe pronari i apartamenteve
06/08 14:02
Top News- Aksident në minierën në Bulqizë/ Humb jetën minatori, zihet poshtë nga masivi
06/08 13:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni në Durrës, kapen dy kineze! Çfarë iu gjet në apartament
06/08 12:53
Top Channel/ Pedonalja e Korçës u zbraz, bizneset i hoqën vetë strukturat metalike
06/08 12:32
Top Channel/ CEO i Bankers mbetet në burg! Gjykata e Apelit zbut masat e sigurisë për…
06/08 12:28
Top Channel/ AMA bashkëpunim me X, Armela Krasniqi: Një mjedis i pastër digjital, prioriteti ynë
06/08 12:15
Top News- Avokati i akuzuar si sekser/ Mori para për të ndikuar te gjyqtari, shkon vetë në gjyq
06/08 12:04
Top Channel/ Një viktimë, 4 të plagosur! Aksident i rëndë në rreth-rrotullimin e Levanit
06/08 12:01
Top Channel/ Dhunohet bashkë me të atin personazhi i njohur i rrjeteve sociale, shfaqet me hematoma
06/08 11:37
Top News- Arrestohet 21-vjeçari në Tiranë/ U kap me armë, municione dhe pranga policie
06/08 10:22
Top Channel/ Anija e paqes për herë të parë në Shqipëri, jepen mesazhe shprese
05/08 22:42
Top News- Politikanë pa diplomë, tronditet Spanja, dorëheqje masive në radhët e partive
05/08 20:30
Top Channel/ Çfarë rrezikojnë diabetikët? Mjekët japin këshillat për ditët e nxehta
05/08 19:57
Top News- Ministri serb pëson goditje në tru gjatë emisionit live, ndërpritet transmetimi
05/08 19:52
Top Channel/ Rikthehen zjarret, tymi mbulon qytetin e Fierit. Rrezik dhe në Peqin
05/08 19:48
Top Channel/ Kodi i ri dënon më pak korrupsionin! Juristët sulmojnë draftin: Burgu, opsioni i fundit
05/08 19:32
Top News- Autoboti merr para pesë makina, aksident masiv te ‘Pushimi i Shoferit’
05/08 19:30
Top Channel/ Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje të qytetit
05/08 18:59