Qeveria ‘Rama 4’ firmosi vendimin e parë: shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra si kryetar i bashkisë së Tiranës. Në tryezën e ministrave të rinj qëndronte këtë të enjte, vendimi i këshilltarëve bashkiakë që propozonin heqjen e parkohshme të mandatit të Veliajt, në kushtet kur ky i fundit prej shtatë muajsh nuk paraqitet në detyrë. Pa shumë surpriza, kabineti qeveritar vendosi të shkarkojë Veliajn nga detyra, për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të pjesshmë lokale në Tiranë.