Top News – Rakipi dhe Xhafaj thyejnë herësin/ Surprizat në listën ‘e sigurt’ të socialistëve
30/04/2021 11:41

Votat preferenciale sollën ndryshime të konsiderueshme në listat fituese të kandidatëve për deputet për subjektet politike në vend. Në qarkun e Tiranës, Partia Socialiste fitoi 18 mandate. Sipas kodit zgjedhor të gjithë kandidatët, të cilët ishin renditur larg 18 vendeve të para të Partisë Socialiste duhet të thyenin herësin për t’u përfshirë në listë fituese. Pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale, janë dy socialistë, të cilët kanë mundur të fitojnë më shumë se 10 mijë vota dhe të fitojnë mandatin e deputetit, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi. Dy kandidatët, të cilët u spostuan nga lista fituese e socialistëve janë Fidel Ylli dhe kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati. Lidhur me këtë çështje Bushati është shprehur në një postim në facebook se si kryetar i socialistëve, në këto zgjedhje kishte përgjegjësi për të gjithë përfaqësuesit e kësaj partie dhe se arriti t’i siguronte më shumë se 19 mijë vota socialistëve në Tiranë. Ndërkohë 27 vjeçari Ornaldo Rakipi, në postimin e tij në facebook është shprehur se kjo nuk është vetëm fitorja e tij, por fitorja e të gjithëve. Subjekti politik i Partisë Demokratike dhe aleatëve ka fituar 15 mandate në qarkun e Tiranës. Përsa i përket kandidatëve për deputet nuk ka pasur surpriza dhe as deputetë të cilët kanë thyer herësin. Më i votuari i demokratëve në qarkun e tiranës është Lulzim Basha me 16 mijë e 186 vota, për t’u ndjekur nga Agron Shehaj me 13 mijë e 852 vota dhe Belind Këlliçi me 11 mijë e 581vota .

Top News- Nënkryetari serb ndan Kuvendin/ Nuk ka konsensus, Basha ndërpret seancën
26/08 18:39
Top News- Berisha nuk do ta hapë Kuvendin / Vlerëson Bardhin, ‘por për kreun do të vendosë grupi’
26/08 17:56
Top News – Më shumë komisione në Kuvend. Propozimi i PS ndan ‘veprimtarinë’ në tre pjesë
26/08 17:51
Top Channel/ Berisha refuzon të hapë Parlamentin. “Emëron” Bardhin në krye të grupit parlamentar
26/08 15:35
Top Channel/ Artur Zheji, bashkuesi. Media dhe politika: Humbëm një gazetar kalibri
23/08 23:05
Top Channel/ Meta nxjerr dëshmitarët e Spak/ Kreu i PL denoncon Vasilin, Brahimllarin dhe ish-financieret
22/08 23:28
Top News- Shpërthen Ilir Meta, reagon pas zbardhjes së vendimit të GJKKO:Zero dëshmitarë e prova
22/08 21:57
Top Channel/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të viktimave shqiptare në aksidentin tragjik në Greqi
20/08 21:37
Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20
Top News – Rama u rikthehet gjyqtarëve. Rama: Ja një vendim skandaloz kundër interesit publik
19/08 19:17
Top Channel/ Murrizi me sytë nga Spak: PD për opozitë selektive, do kandidoj për kryetar
18/08 20:07
Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51