Top News – Raketë mbi fëmijët që mbushnin ujë / Ushtria izraelite trondit, të paktën tetë viktima
14/07/2025 11:56

Të paktën tetë palestinezë, shumica e tyre fëmijë, u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në Gazën qendrore ndërsa po mbushnin ujë, të dielën, thanë zyrtarët lokalë, në një sulm izraelit për të cilin ushtria tha se nuk arriti objektivin. Ushtria izraelite tha se raketa kishte për qëllim të godiste një militant të Xhihadit Islamik në zonë, por se një mosfunksionim kishte bërë që ajo të binte "dhjetëra metra larg objektivit". "Ne shprehim keqardhje për çdo dëmtim të civilëve të papërfshirë", tha ushtria në një deklaratë, duke shtuar se incidenti ishte nën shqyrtim. Sulmi goditi një pikë shpërndarjeje të ujit në kampin e refugjatëve Nuseirat, duke vrarë gjashtë fëmijë dhe duke plagosur 17 të tjerë, tha Ahmed Abu Saifan, një mjek urgjence në Spitalin Al-Aëda. Mungesa e ujit në Gaza është përkeqësuar ndjeshëm në javët e fundit, me mungesat e karburantit që kanë cuar në mbylljen e objekteve të desalinizimit dhe kanalizimeve, duke i bërë njerëzit të varur nga qendrat e grumbullimit ku mund të mbushin enët e tyre plastike. Disa orë më vonë, 12 persona u vranë nga një sulm izraelit në një treg në qytetin e Gazës, raportuan mediat palestineze. Ushtria izraelite nuk bëri komente për këtë sulm. Ministria e shëndetësisë e Gazës tha të dielën se më shumë se 58,000 persona janë vrarë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, me 139 persona të shtuar në bilancin e viktimave vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Ministria nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në bilancin e saj, por thotë se mbi gjysma e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07