Raketat që vranë dy persona në Poloni, mund të mos jenë hedhur nga Rusia, tha të mërkurën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Shpërthimi i së martës në një fshat polak, pranë kufirit me Ukrainën, ndodhi pasi Rusia nisi një valë sulmesh raketore kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Ministria e Jashtme e Polonisë tha se raketat ranë në Përzevodov - rreth 6 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Rusia mohoi se është përgjegjëse për shpërthimin, ndonëse zyrtarët polakë thanë se raketat ishin prodhim rus.