Për kundërsulmin ukrainas është folur shumë dhe duket se ai po afrohet. Celësi i suksesit për Kievin, do të jetë padyshim ndihma e ardhur nga perëndimi. Ndërsa presidenti Volodimir Zelenski, ndodhet në një tur evropian që e coi fillimisht në itali e më pas edhe në gjermani, britania e madhe duket se ëhstë ajo që ka hapur rrugën për kthesën e madhe në fushëbetejë. Ajo ka konfirmuar tashmë dërgimin në ukrainë të raketave me rreze të gjatë veprimi, storm shadoë, e kjo përbën një sfidë të jashtëzakonshme për mbrojtjen ruse.