Teherani ka shënjeshtruar sërish me raketa Tel Avivin. Sulmi I ri raketor ka plagosur pesë persona, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë orëve të pasdites së kësaj të diele, një nga raketat balistike që Teherani dërgon në valë çau mbrojtjen ajrore izraelite dhe goditi një vendparkim në juglindje të kryeqytetit izraelit. Siç raportojnë mediat e huaja, së paku dhjetë automjete që ndodheshin të parkuara u shkatërruan plotësisht. Në vendngjarje shkoi një njësi speciale e ushtrisë, e cila mblodhi materiale dhe fotografoi si kraterin ashtu edhe fragmentet për të parë nëse ky është një lloj i ri sistemi raketor nga Irani.