Rusia tentoi të shkatërrojë një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot, të prodhimit amerikan, në Ukrainë, javën e kaluar, me një raketë hipersonike, thanë dy zyrtarë amerikanë për CNN. Sulmi dështoi dhe ushtria ukrainase shkatërroi raketën ruse pikërisht duke përdorur sistemin patriot dhe ky ishte rasti i parë i njohur i përdorimit të suksesshëm nga ana e ukrainës të sistemit të avancuar të mbrojtjes ajrore që ka vetëm pak javë që ka mbërritur në vend. Mbrojtësit e qiejve të ukrainës kanë lëshuar disa raketa nga sistemi patriot në kënde të ndryshme për të shënjestruar raketën ruse, duke treguar se ata shumë shpejt kanë përvetësuar përdorimin e sistemit të fuqishëm – tha një nga zyrtarët.