Top News – Raketa e re e Putinit alarmon NATO-n / Është gati për përdorim, fluturon pa kufizim
16/11/2025 14:36

Një raketë e re ruse lundruese po shkakton shqetësim për NATO-n. Raketa Burevestnik ka një rreze veprimi deri në 5,500 kilometra dhe mund të mbajë koka të ndryshme luftarake, përfshirë ato bërthamore. Super-arma e re e Vladimir Putinit, Burevestnik, ose "Petrel", me sa duket është finalizuar. Raketa e aftë për të mbajtur armë bërthamore thuhet se është në gjendje të qëndrojë në ajër për orë të tëra, të shmangë sistemet mbrojtëse dhe të paraqesë një kërcënim potencialisht serioz. Ky vlerësim mbështetet, të paktën pjesërisht, nga analizat e inteligjencës perëndimore. Një Burevestnik plotësisht operacional do të ishte një problem i madh për Evropën. Nëse Rusia po e vendos vërtet sistemin në përdorim, NATO do të përballet me një rrezik të ri dhe shumë të vështirë për t'u kontrolluar. Sipas një dokumenti të klasifikuar të NATO-s: Super-arma konsiderohet veçanërisht shqetësuese. Dokumenti i referohet një rakete lundruese me energji bërthamore, "Burevestnik" ose "Petrel", e njohur nga NATO si SSC-X-9 Skyfall. Dokumenti vjen nga departamenti i inteligjencës së aleancës ushtarake, sipas gjermanes Die Ëelt. Ai shqyrton arsenalin e përditësuar të armëve bërthamore strategjike të Rusisë. Tre javë më parë, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi publikisht testet e suksesshme të raketës. Sipas dokumentit të NATO-s, raketa mund të arrijë shpejtësi mbi 900 kilometra në orë. Është shumë e manovrueshme, ka rreze të gjatë veprimi dhe mund të lëshohet nga platforma të lëvizshme. Kjo do t'i lejonte asaj të ndiqte rrugë të gjata dhe indirekte dhe të shmangte mbrojtjen ajrore të NATO-s. Sipas NATO-s, "sfidat ekzistuese do të përkeqësoheshin më tej nga rrezja dhe manovrueshmëria ekstreme" e raketës.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB