Fenomeni I largimit të ‘bluzave të bardha’ vijon prej vitesh edhe në Maqedoninë e Veriut. Mjekët e rinj që diplomohen në fakultetet e mjekësisë përgatiten të largohen, ndërsa janë në studime. Më shumë se 300 mjekë shqiptarë janë larguar nga Maqedonia e Veriut vitet e fundit dhe tashmë po punojnë në disa nga qendrat mjekësore evropiane.