Top News – Raftet bosh në supermarkete/ Britania kërcënohet tani edhe nga ‘ping-demia’
22/07/2021 20:07

Supermarketet dhe furnizuesit paralajmëruan të enjten për mungesa të mundshme të ushqimeve për shkak të stafit të tyre që detyrohet të vetë izolohet, ndërkohë që rastet e koronavirusit po rriten dhe kërcënojnë të shkaktojnë kaos pasi qeveria zbuti të gjithë kufizimet më herët, këtë javë. Me miliona punonjës dhe nxënës shkollash që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të rregullave të gjurmimit të koronavirusit, në atë që po quhet ‘ping-demi’, për shkak të aplikacionit telefonik që përdoret për të kontaktuar apo sinjalizuar njerëzit që duhet të vetë-izolohen, disa industri kanë filluar ti ndjejnë pasojat. Gazetat tregojnë foto të rafteve të zbrazëta të supermarketeve, të enjten, ndërsa ndërsa stafi ishte në mungesë në dyqane por edhe në operacionet zinxhir të furnizimit. “Ne i mbajtëm dyqanet hapur gjatë pandemisë, por tani duhet të mbyllim një ose dy dyqane dhe të reduktojmë orarin e punës në disa të tjerë”, thotë një menaxhet i një rrjeti ushqimoresh duke paralajmëruar se situata mund të rëndohet akoma më shumë. Ndërsa të tjerë thonë se britania është aktualisht në vështirësi për shkak të mungesës së shoferëve të kamionëve të transportit, kjo për shkak të brexitit, ndërkohë që problemi tjetër i vetë izolimit, është tani një recetë për kaos. Qeveria britanike të hënën zbuti të gjitha kufizimet, përfshirë mbajtjen e maskave dhe distancën sociale, por ndërkohë rastet janë rritur në nivele që nuk janë parë që nga periudha e kulmit në janar.

Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07