Tetë shtetas u betuan para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të marrë nënshtetësinë shqiptare. Në ceremoninë e betimit, Veliaj përgëzoi shtetasit e rinj shqiptarë duke vënë në dukje edhe zhvillimin e kryeqytetit. Veliaj u shpreh se fokusi te puna dhe refuzimi i dhunës është çelësi për të krijuar histori suksesi.