Qytetarët të cilët kanë kredi ekzistuese në Micro Credit Albania, duhet të vazhdojnë të shlyejnë këstet e mbetura edhe pas caktimit të masave të sigurisë për administratorët dhe revokimin e licencës nga Banka e Shqipërisë. Kështu deklaroi drejtori i departamentit të mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, Deniz Dëralla në emisionin Zona Zero me Milaim Zekën.