Top News – Qipro hyri në Eurovizion/ Kisha kundër: Kënga promovon adhurimin e “djallit”
04/03/2021 10:43

Kisha e Qipros bëri thirrje që hyrja zyrtare e vendit në konkursin e këngës Eurovizion të tërhiqet, me argumentin se një hap i tillë promovon admirimin e djallit. Këngëtarja grek, Elena Tsagrinou duhet të përfaqësojë shtetin ishull në Rotterdam në muajin maj me këngën e saj pop “El Diablo”. Ajo kapi majat e famës në vitin 2009 kur arriti në gjysmë finalet e “Greece’s Got Talent” dhe asokohe ishte vetëm 14 vjeçe. Sipas faqes zyrtare te Eurovizionit, kënga ka të bëjë me dashurinë, kur pasioni pas dikujt është aq keq sa El Diablo. “Sot do të digjem në një festë, është parajsë në ferr me ty…ia dhashë zemrën time El Diablos sepse ai më thotë që jam engjëlli i tij”, janë disa nga vargjet e saj. Sinodi i shenjtë i Kishës Ortodokse të Qipros nxorri një deklaratë të fortë ku shprehte pakënaqësinë e thellë dhe frustrimin ndaj qëndrimit të koorporatës qipriote të transmetimit, CyBC e cila përzgjodhi pikërisht këngën në fjalë. Për Sinodin kjo këngë promovon adhurimin e djallit e lavdëron nënshtrimin fatal të njerëzve ndaj fuqisë së tij.

Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36
Top News – Trump do ‘auditojë’ NATO-n / Për ‘dështimin’ në mbështetjen e luftës me Iranin
10/04 13:36
Top News – Ajatollahu nuk do luftë me SHBA-në / Por kërkon ‘paratë e gjakut’ si kompensim
10/04 13:35
Top Channel/ Merz “shmang” kritikat ndaj Trump: “Nuk duam përçarje të NATO-s”!
10/04 12:14
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina-armëpushim për Pashkët Ortodokse, Putin trupave: Ndaloni zjarrin!
10/04 12:08
Top Channel/ Lufthansa sot në grevë: Në rrezik qindra fluturime, preken “pushuesit” e Pashkëve!
10/04 12:07
Top Channel/ “Nuk e kishim kështu fjalën”, Trump fshikullon Iranin për Hormuzin: S`është kjo ujdia!
10/04 11:33
Top News – Moska nuk do ta braktisë Kubën! Do ndihmojë ishullin komunist për energjinë
10/04 11:27
Top Channel/ Taksa për kalimin në Hormuz, ekspertët: Mund të jetë e paligjshme!
10/04 11:21
Top News – Artemis II po kthehet në shtëpi…Lëmsh zjarri në atmosferë, zbuluan sekretet e Hënës
10/04 11:07
Top News – Avioni spiun i Putinit mbi Evropë / NATO ngre F-16 për ta ndjekur, alarm në Poloni
10/04 11:07