Lajmi se ushtria izraelite ka vrarë gabimisht tre të rinj të marrë peng nga Hamasi pas masakrës së 7 tetorit, ka çuar në protesta qindra persona të cilët kanë mbushur rrugët e Tel-Avivit. Protestuesit kanë marshuar drejt bazës ushtarake në kryeqytet dhe kanë kërkuar që të negociohet një marrëveshje e re për lirimin e pengjeve të mbetura.