Mbledhja e radhës e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet në ditët e përvjetorit të 148-të të Lidhjes së Prizrenit. Një datë që po diskutohet është 14 qershori dhe vendndodhja e mbledhjes të jetë në Gjakovë, qytetin e dytë më të madh të Kosovës.