Qytetarët nuk mund t’i shesin apo dhurojnë banesat e përfituara nga Rindërtimi. Ky është kushti, që tashmë ka marrë formë të plotë ligjore dhe është botuar në Fletoren Zyrtare. Shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen.