Këshilli i Ministrave në Itali ka miratuar trajtimin e emergjencës së motit të keq në Emilia Romagna si një gjendje e jashtëzakonshme dhe ka alokuar një fond paraprak prej 2 miliardë eurosh për rindërtimin e zonës së prekur nga përmbytjet. Në mbledhje ishte e pranishme kryeministrja Georgia Melloni, presidenti i rajonit të Emilia Romagnës dhe përfaqësues nga disa shoqata që operojnë në rajon, të cilët ishin thirrur për të djhënë idetë e tyre mbi mënyrën se si duhet trajtuar situata.