Top News – Qeveria amerikane ‘hyn në ujë’ / Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv, reduktohen përmasat
12/02/2025 12:04

Presidenti Donald Trump bëri një dalje të rrallë në Zyrën Ovale, me këshilltarin e tij më të fuqishëm, Elon Musk, në krah, para se të nënshkruante një urdhër ekzekutiv për të vazhduar zvogëlimin e përmasave të qeverisë federale. Agjencia e lajmeve Associated Press ka mundur të sigurojë një dokument të Shtëpisë së Bardhë që synon të çojë përpara punën e Elon Musk për uljen e shpenzimeve qeveritare përmes Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë. Musk tha se në qeverinë federale ka disa punonjës të mirë, por ata duhet të mbajnë përgjegjësi për punën që bëjnë, ndërsa e quajti burokracinë federale, degë të katërt të pushtetit të “pazgjedhur me votë”. Kjo është hera e parë që Musk flet para gazetarëve që kur iu bashkua administratës së Presidentit Trump si një punonjës i posaçëm me ndikim të gjerë mbi agjencitë federale. Ai është gjithashtu individi më i pasur në botë dhe pronar i platformës sociale X. Musk është kritikuar për një fuqi të tepruar dhe pa mbikqyrje. Por pavarësisht shqetësimeve për transparencën e munguar, Musk tha se ai është një libër i hapur. Në dokumentin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “agjencitë do të ndërmarrin plane për reduktimin e punonjësve federalë në shkallë të gjerë dhe do të përcaktojnë se cilët përbërës të agjencisë (ose edhe vetë agjencitë) mund të eliminohen ose bashkohen për shkak se funksionet e tyre nuk kërkohen nga ligji”. Dokumenti gjithashtu thotë se agjencitë duhet të “punësojnë jo më shumë se një punonjës për çdo katër që largohen nga qeveria federale”. Përjashtime ka në rastet kur bëhet fjalë për imigracionin, zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike. Presidenti Trump dhe Elon Musk po u kërkojnë punonjësve federalë të japin dorëheqjen në këmbim të stimujve financiarë, ndonëse plani i tyre është i ngrirë për momentin ndërkohë që një gjykatës shqyrton ligjshmërinë e tij. Në bazë të planit, punonjësit që japin dorëheqjen do të paguhen deri më 30 shtator. Zyrtarë të administratës thanë se më shumë se 65,000 punonjës e kanë pranuar ofertën.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46