Top News – Qeveria amerikane drejt mbylljes… / Do të mbetet pa para më 18 tetor…
29/09/2021 21:52

Qeveria amerikane ka të ngjarë të mbetet pa fonde për të paguar faturat e saj më 18 tetor, nëse tavani i borxhit të vendit nuk ngrihet, paralajmëroi udhëheqësit e Kongresit të martën drejtuesja e Departamentit të Thesarit Janet Yellen. Ajo tha se në mungesë të miratimit të Kongresit për heqjen e tavanit të borxhit të vendit, ose për një shumë të caktuar ose për zgjatjen e datës për të lejuar vazhdimin e huamarrjes, zyrtarët e Thesarit parashikojnë që vendi “do të mbetej me burime shumë të kufizuara që do të harxhoheshin shpejt” gjatë tre javëve të ardhshme. Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Chuck Schumer më vonë u përpoq, por nuk arriti të fitonte mbështetje të mjaftueshme për të mbajtur një votim me shumicë të thjeshtë në dhomën prej 100 anëtarësh për të rritur tavanin e borxhit dhe jo pragun prej 60 votash të nevojshme për shumicën e ligjeve të rëndësishme. Por republikanët bllokuan përpjekjen e re për të rritur kufirin e huamarrjes, ashtu siç bënë të hënën me legjislacionin që gjithashtu do të kishte shmangur një mbyllje të pjesshme të qeverisë duke filluar nga e premtja. Borxhi i qeverisë kombëtare tani është 28.4 trilion dollarë, por Shtetet e Bashkuara, pothuajse të vetme mes qeverive në të gjithë botën, kanë vendosur për dekada kufizime për huamarrjen ose herë pas here ngre tavanin e borxhit deri në një datë të caktuar. Kongresi gjithmonë ka ngritur tavanin e borxhit ose e ka hequr atë plotësisht për një periudhë kohe për të parandaluar që vendi të mos paguajë borxhet e tij, duke shmangur një krizë financiare botërore të krijuar nga ekonomia më e madhe globale. Por tani vendi po përballet me një krizë të re të parave pa miratimin e Kongresit për të marrë më shumë hua.

Top News- Aeroplanit të Pete Hegseth i kriset xhami, ‘horror’ në ajër! Bën ulje të detyruar
15/10 22:49
Top Channel/ ‘Horror’ në ajër për Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, avionit i çahet xhami
15/10 22:33
Top Channel/ Grenell kritikon Von Der leyen: jeni të pabesueshëm
15/10 22:29
Top News- Afganistani e Pakistani ulin armët, armëpushim për 48 orë pas bombardimeve vdekjeprurëse
15/10 21:50
Top News- Netanyahu paralajmëron Hamas: Dorëzo armët ose do të çarmatos ushtria izraelite
15/10 21:10
Top Channel/ Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar
15/10 19:59
Top Channel/ Trump nis valën e re të pushimeve nga puna, Panik te punonjësit federalë amerikanë
15/10 19:58
Top Channel/ Trump paralajmëron Hamasin: Çarmatosuni ose do ta bëjmë ne, ndoshta edhe me dhunë
15/10 19:57
Top Channel/ Sondazhi në Britani: Nëse zgjedhjet mbahen nesër, partia e Farage, shumicë dërrmuese!
15/10 15:18
Top News – ‘Fuqia e zjarrit’ po vjen për Ukrainën / Por Tomahawk-ët nuk janë në agjendën e NATO-s
15/10 15:10
Top Channel/ Time i nxjerr foton në kopertinë, Trump “tërbohet”: “Më zhdukën flokët”!
15/10 15:08
Top News – Zbulohet pasaporta më e fuqishme në botë / SHBA dhe Britania shënojnë rënie rekord
15/10 14:58
Top News – Izraeli akuzon Hamasin: Po luan lojëra / Një nga trupat e kthyer nuk i përket asnjë pengu
15/10 14:57
Top News – Kryebashkiaku i Odesës me pasaportë ruse / Zelenski i heq shtetësinë, emëron kreun e ri
15/10 14:54
Top Channel/ Mur dronësh në Europë, Rutte: Po punojmë me BE-në, ne ushtrinë ata fondet!
15/10 13:42
Top Channel/ Lëkundet armëpushimi? Izraeli: Po nuk kthyet trupat, do pezullojmë ndihmat sërish!
15/10 13:41
Top Channel/ Marrëveshja e paqes në Gaza, Berisha: Dënoj më forcë heshtjen e qeverisë shqiptare
15/10 13:30
Top News – ‘Më e keqja e të gjitha kohërave’ / Trump i zemëruar me ‘Times’, ‘kopertinë e shëmtuar’
15/10 13:14
Top News – Ukraina urdhëron evakuim masiv / Luftë e madhe për Kupianskun, largohen 600 fëmijë
15/10 13:14
Top News – Trump ‘i shpall luftë’ Spanjës / E kërcënon me tarifa, nuk rriti shpenzimet e mbrojtjes
15/10 13:12