Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve, të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka njoftuar se do të mbështesë çdo nismë që do të çojë në largimin e Qeverisë aktuale të vendit. “DPS-ja mirëpret gatishmërinë e një pjese të shumicës parlamentare për të propozuar zgjidhje me përfaqësues të disa partive të pakicave, që do të çonin në zhbllokimin e institucioneve dhe përshpejtimin e procesit të bisedimeve me Bashkimin Evropian”, tha partia e presidentit të Malit të Zi.