Vila në Gjirin e Lalëzit e ish Presidentit Ilir Meta është e mbyllur në derën kryesore dhe grilat e dritareve janë të ulura. Më herët, mediat raportuan se policia ka ushtruar kontrolle në këtë banesë me urdhër të SPAK, por siç shihet nga pamjet nuk ka asnjë shenjë të këtij kontrolli.