Partia Demokratike i kërkon Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, të ndalojë kandidimin e Qerim Ismailajt nën siglën e Partisë Socialiste për bashkinë e Mallakastrës. Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi iu referua vendimit të Gjykatës së Posaçme Anti Korrupsion kur tha se kandidati i socialistëve për Mallakastën është dënuar me gjashtë muaj burg, për falsifikim dokumentesh, konvertuar në 40 ditë shërbim prove, ndaj kandidatura e tij, bie në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimi.