Grupi hetimor po mundohet të kuptojë se si është informuar Sokol Mjacaj ditën e premte se do të hynte në regjimin e izolimit të ashpër, njohur si 41 BIS. Në dëshminë e tij, 28 vjeçari që vrau Arben Lleshin ka deklaruar se e ka marrë vesh nga të burgosurit e tjerë që do të izolohej. ‘Më thanë: qënke i rrezikshëm ti prandaj do të të izolojnë”, ka deklaruar Mjacaj para grupit hetimor.