Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndoqi punimet në qendrën kombëtare të monitorimit të trafikut, ku po instalohen sisteme kompjuterike, përmes të cilave do të kryhet monitorimi 24 orë në 7 ditë të javës i akseve rrugore kryesore në vendit. Fillimisht do monitorohen 200 kilometrat e para, ku përfshirhet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë si dhe segmenti Vorë-aeroporti Nënë Tereza, për të vijuar edhe me akset e tjera.