Një burrë i rreth 20-vjeç është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë të rezidencës së presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago. Viktima, sipas shërbimit sekret, hyri në perimetrin e mbrojtur të rezidencës, teksa nga të dhënat fillestare, theksohet se ai u pa pranë portës veriore duke mbajtur një pushkë dhe një bidon me lëndë djegëse. Autoritetet thonë se 20-vjeçari ngriti pushkën në pozicion qitjeje para se të qëllohej për vdekje nga agjentët. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh për sigurinë në Mar-a-Lago, ndërsa hetimet për shkaqet dhe motivet e ngjarjes janë në zhvillim e sipër. Ndërkohë, sipas agjendës së tij, presidenti Trump do të qëndrojë këtë fundjavë në Shtëpinë e Bardhë.