Rusia vlerëson përpjekjet amerikane për një marrëveshje paqeje mes Kievit e Moskës. Qëndrimi është mbajtur publikisht nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një intervistë për mediat ruse, ku tha se Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka një qasje shumë më konstruktive se sa udhëheqësit europianë lidhur me luftën në Ukrainë.