Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se "nuk është mirë" që Presidenti rus Vladimir Putin të udhëtojë në Hungari, vend anëtar i BE-së, për bisedime mbi Ukrainën. Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të enjten se së shpejti do të takohet me Putinin në Budapest. Kallas u tha gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm evropianë në Luksemburg se përpjekjet e Trumpit për të sjellë paqe janë të mirëpritura por është gjithashtu e rëndësishme që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski të takohet me udhëheqësin rus. "Amerika ka shumë forcë për të ushtruar presion mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave, nëse e përdor këtë forcë, atëherë, kjo është dicka shumë e mirë dhe rusia mund ta ndalojë këtë luftë”, tha Kallas.