Presidenti rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm për të shënuar hapjen e termocentralit bërthamor Akuyu. Lajmi u bë me dije të mërkurën nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se Putin mund të udhëtojë në Turqi për ceremoninë e inaugurimit. “Në rastin me të keq, presidenti rus mund të marrë pjesë online në ketë ceremoni”, tha presidenti i Turqisë në një intervistë që dha të mërkurën mbrëma për rrjetet televizive A Haber dhe ATV.