Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se personeli ushtarak i përfshirë në luftën kundër rebelimit të shkurtër të grupit mercenar, Ëagner, shpëtoi shtetin e tij nga një luftë civile. “Ju mbrojtët rendin kushtetues, jetën, sigurinë dhe lirinë e qytetarëve tanë, shpëtuat atdheun tonë nga tronditjet, në fakt ndaluat një luftë civile”, u tha Putin ushtarëve të mbledhur në sheshin Sobornaja në Kremlin më 27 qershor.