Ai që ka urdhëruar rrëzimin e dronit amerikan mbi Detin e Zi mund të ketë qënë vetë presidenti Vladimir Putin. Janë këto dyshimet e ngritura nga zyrtarët e inteligjencës amerikane pas incidentit të së martës. Inteligjenca amerikane beson se zyrtarët e nivelit më të lartë të Kremlinit miratuan veprimet agresive të dy avionëve rusë, duke rezultuar në rrëzimin e një droni amerikan në Detin e Zi. Urdhri për konfrontimin erdhi “nivelet më të larta” në Kremlin. Mundësitë janë që të këte ardhur nga Putin”, thanë për NBC zyrtarët e inteligjencës.