Top News – Putin ‘rëndon dorën’ mbi Ukrainë / Raketa balistike mbi Kiev gjatë natës, një viktimë
12/02/2025 11:54

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur në sulmin e fundit me raketa të Rusisë, në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se një vajzë nëntë vjeçare ishte mes të plagosurve në sulmin e kryer në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. "Rusia kreu një sulm me raketa në Kiev dhe rajonin e Kievit", tha Andriy Yermak, kreu i zyrës së Zelenskyt. "Kështu dëshiron ta përfundojë luftën presidenti rus Vladimir Putin", shtoi ai në Telegram. Shërbimet e urgjencës u thirrën në të paktën katër qarqe të kryeqytetit ukrainas, dhe administrata ushtarake tha se shpërthyen zjarre në disa ndërtesa, përfshirë në ndërtesa banimi.Ushtria ukrainase tha se kishte rrëzuar gjashtë nga shtatë raketa balistike dhe 71 dronë të lëshuar nga Rusia gjatë natës. Ndërkohë, qyteti Kryvyi Rih pa dëmtime në infrastrukturë dhe ndërtesa banimi pasi edhe ai u shënjestrua në një sulm me raketa gjatë natës, tha në Telegram guvernatori rajonal i Dnipropetrovskut, Serhiy Lysak. Duke reaguar ndaj sulmit, Zelenski tha se presidenti rus Vladimir Putin "nuk po përgatitej për paqe". “Ai vazhdon të vrasë ukrainasit dhe të shkatërrojë qytete. “Tani për tani, ne kemi nevojë për unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët tanë për një përfundim të drejtë të kësaj lufte”, ka shkruar ai në Telegram. NJë ditë më parë, si pasojë e sulmeve ajrore masive të rusisë mbi Ukrainë, vendet e natos u detyruan të ngrinin në fluturim avionët e NATO-s, për të mbrojtur kufirin lindor të aleancës.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46