Top News – Putin, ‘presidenti i përjetshëm’ i Rusisë /Do të shpallë kandidaturën në zgjedhjet e 2024
03/10/2023 13:10

Presidenti rus Vladimir Putin së shpejti mund të njoftojë pjesëmarrjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, raportoi të martën gazeta Kommersant, zgjedhje këto që i hapin rrugën shefit të Kremlinit të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2030. Në kuadër të një konference, në nëntor, zyrtarët besojnë se Putin mund të njoftojë se do të marrë pjesë në zgjedhjet e marsit të vitit të ardhshëm, raportoi Kommersant, duke cituar burime të paidentifikuara pranë administratës presidenciale. Putin, të cilit posti i presidentit iu dorëzua nga Boris Yeltsin në ditën e fundit të vitit 1999, ka qenë lider i Rusisë për një kohë më të gjatë se cdo sundimtar tjetër rus që nga Josef Stalini, duke mundur madje edhe mandatin 18-vjeçar të Leonid Brezhnev. Presidenti rus mbush 71 vjeç më 7 tetor. Ndërsa shumë diplomatë, spiunë dhe zyrtarë kanë thënë se presin që Putini të qëndrojë në pushtet për gjithë jetën, nuk ka ende ndonjë konfirmim të planeve të tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha muajin e kaluar se nëse Putin vendos të kandidojë, atëherë askush nuk do të jetë në gjendje ta mundë atë. Ndërsa Putini mund të mos përballet me konkurrencë për vota, ish-spiuni i KGB-së përballet me sfidat më serioze me të cilat është përballur çdo shef i Kremlinit që nga koha e Mikhail Gorbachev. Lufta në Ukrainë ka shkaktuar konfrontimin më të madh të Rusisë me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 ndërkohë që ekonomia e vendit ka pësuar tronditjen më të madhe në dekada.

Top Channel/ Rusia nuk pyet për negociata, 400 dronë mbi Ukrainë
18/02 00:29
Top News- Trump mbledh miliarda dollarë në Bordin e Paqes, merr zotimin e vendeve anëtare
17/02 23:00
Top News- SHBA kërkon përçarje në Evropë? BE e frikësuar pas fjalëve të ngrohta të Rubios për Orban
17/02 22:59
Top News- Rusia nxjerr marinën, gati për luftë me Evropën për të mbrojtur “flotën hije”
17/02 22:59
Top News- Franca në alarm të kuq, përmbytje të jashtëzakonshme nga stuhia
17/02 22:58
Top News- Nis boshatisja e kampit Al-Hol, strehonte mijëra xhihadistë. Mes tyre edhe shqiptarë
17/02 22:57
Top News – Anija ngrihet nga fundi i detit…I përket shekullit të 17, e zhytur nën ujë për 400 vite
17/02 17:13
Top News – Aeroplanmbajtëset e Trumpit në fund të detit / Irani mbyll ngushticën e Hormuzit
17/02 17:12
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët ushtarakë / Rusia, raketa pranë kufirit para bisedimeve
17/02 15:03
Top News – Skuadron F-16 mbron qiellin ukrainas / Pilotë amerikanë e holandezë me kontratë
17/02 14:39
Top Channel/ Nesër takimi i parë i Bordit të Paqes, Rama niset drejt Washington DC!
17/02 14:37
Top News – Ukraina rimerr territore nga Rusia / Ndihmohet nga SpaceX, forcon kunërsulmin
17/02 14:36
Top News – Përballë katastrofës demografike / Ukraina paguan që trupat të ngrijnë spermën e tyre
17/02 14:35
Top News – Vdes ‘luani’ i të drejtave civile / Jesse Jackson shuhet në moshën 84 vjeçare
17/02 14:30
Top News – Ethet e arit kaplojnë qytetin / Toka mbushet me gropa, njerëz ‘të armatosur’ me kazma
17/02 14:21
Top Channel/ Hillary Clinton, akuza administratës Trump:” Nxirrni dosjet e plota”!
17/02 12:15
Top News – Trump përfshihet vetë. Bisedimet me Iranin për programin bërthamor
17/02 12:10
Top News – Bisedime bërthamore me rrezik të lartë / Lufta te porta, SHBA dhe Irani ‘ulen’ në Gjenevë
17/02 12:09
Top Channel/Gjermania,“shuplakë”AfD-së? Përurohet xhamia e parë në bastionin e ekstremit të djathtë!
17/02 12:06
Top Channel/ Thaci, “gjyqi paralel” për pengim drejtësie: Ndërhynë te dëshmitarët e Prokurorisë!
17/02 12:06
DIGITALB DIGITALB