Ambasadori ukrainas në SHBA tha se një bombë me vakuum është përdorur nga forcat ruse dhe kjo ka rritur frikën për përdorimin e armëve termobarike nga rusia. Bomba me vakuum është një tjetër term për armët termobarike, përdorimi i të cilave, thith oksigjenin nga ajri përreth për të gjeneruar një shpërthim me temperaturë ekstreme. Përdorimi i një arme të tillë nuk ësht konfirmuar ende në mënyrë të pavarur edhe pse pamje që vijnë nga ukraina kanë treguar raketahedhësit termobarikë në mjetet ruse TOS-1.