Rusia ka forcuar ndjeshëm arsenalin e saj bërthamor pas testimit të një rakete të re interkontinentale, pëe të cilën presidenti Vladimir Putin, tha se do t’i bëjë “armiqtë e Moskës të mendohen mirë”. Në televizionet ruse është transmetuar një video ku tregohet se si ushtria ruse e lëshoi raketën nga Plesetsku, në veriperëndim të vendit, e cila më pas “goditi objektivin e saj në gadishullin Kamchatka, në lindje të largët.