Neutraliteti i Vlamir Putin nuk zgjati shumë: shefi i Kremlinit deklaroi se është i gatshëm t`i sigurojë asistencë ushtarake apo ndihmë të cdo lloji tjeter liderit autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, edhe pse situata sipas tij, ende nuk e paraqet nevojën e një lëvizjeje të tillë. Në një deklaratë që me siguri do të rezonojë fort në Bruksel duke shqetësuar liderët ë BE-së që i kanë bërë thirrje Lukashenkos të negocjojë më opozitën, e jo të përpiqet ta shtypë atë, Putin tha se njerezit e tij do të nisen në mbështetje të presidentit bjellorus në momentin që ngërci në vend përshkallëzohet.