Top News- Putin kërkon bekimin e Zotit për luftën/Kodi moral dhe feja, mjete për kontrollin e Rusisë
16/04/2022 14:19

Koncepti “Zoti është me ne”, ka qenë pjesë e ringjalljes së nacionalizmit rus të Vladimir Putinit, një pretendim që është në fakt sa një sakrilegj aq edhe i pavërtetë. Administrata e Putinit ka zhvilluar një fushatë të zellshme dhe të përshpejtuar për të frenuar ndikimet e huaja. Ajo ka mbyllur Memorial dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut, me akuzën e të qenit “agjentë të dyshuar të të huajve”. Ndërkohë Akademia Ruse e Shkencave dhe Duma, parlamenti rus po diskutojnë mënyrat për të kufizuar ndikimet që vijnë nga jashtë. Disa zyrtarë propozojnë që çdo kontakt ndërmjet një shkencëtari të akademisë dhe një të huaji, duhet të autorizohet më parë nga drejtuesi i institutit. Sa herë që një shkencëtar rus takohet me ndonjë të huaj, duhet të jetë i pranishëm një person i tretë; dhe në fund drejtorisë së institucionit duhet t’i dorëzohet një raport mbi takimin. Po ashtu, e gjithë korrespondenca me shkencëtarët e huaj, duhet të monitorohet nga drejtoria e institutit. Mundësitë që ofron sot bota dixhitale, po përmbushin parashikimet e George Orëell për një Ministri të plotfuqishme të së Vërtetës. Regjimi i Putinit po përqafon një kod moral mbi ato që janë “bazat e politikës shtetërore për ruajtjen dhe forcimin e vlerave tradicionale shpirtërore dhe morale ruse”. Ai synon t’i kundërvihet ndikimeve perëndimore që mbjellin ide dhe vlera, të cilat konsiderohen si të huaja për popullin rus dhe shkatërruese për shoqërinë ruse. Këto vlera negative përfshijnë kultin e egoizmit, lejueshmërisë dhe imoralitetit, së bashku me çdo përpjekje për të mohuar idealet e patriotizmit, shërbimit ndaj Atdheut, riprodhimit dhe punës krijuese. Po ashtu, Perëndimi akuzohet për poshtërimin e kontributit pozitiv të Rusisë në historinë dhe kulturën botërore. Në janar të këtij viti, zëvendës/redaktori i gazetës së fundit të madhe të pavarur në Rusi, Novaya Gazeta (tashmë e mbyllur) vuri në dukje se dokumenti, që do të firmoset në maj nga presidenti Putin, pretendon se “kolektivizmi” është i natyrshëm në popullin rus. Dokumenti nuk thotë asgjë për vlerat universale të përbashkëta që kanë shumë fe. Ai pretendon se vlerat ruse, burojnë nga më shumë se 1 mijë vjet traditë, kur vlerat fetare dhe shpirtërore të shumë popujve që jetojnë në Federatën Ruse, kanë konverguar në diçka të quajtur “Bota Ruse” (Russkii mir). Koncepti “Zoti është me ne”, ka qenë pjesë e ringjalljes së nacionalizmit rus të Vladimir Putinit, një pretendim që është në fakt sa një sakrilegj aq edhe i pavërtetë. Administrata e Putinit ka zhvilluar një fushatë të zellshme dhe të përshpejtuar për të frenuar ndikimet e huaja. Ajo ka mbyllur Memorial dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut, me akuzën e të qenit “agjentë të dyshuar të të huajve”. Ndërkohë Akademia Ruse e Shkencave dhe Duma, parlamenti rus po diskutojnë mënyrat për të kufizuar ndikimet që vijnë nga jashtë. Disa zyrtarë propozojnë që çdo kontakt ndërmjet një shkencëtari të akademisë dhe një të huaji, duhet të autorizohet më parë nga drejtuesi i institutit. Sa herë që një shkencëtar rus takohet me ndonjë të huaj, duhet të jetë i pranishëm një person i tretë; dhe në fund drejtorisë së institucionit duhet t’i dorëzohet një raport mbi takimin.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06