Rusia ka prodhuar mbushjet e para bërthamore për supertornadot e frikshme poseidon që do të vendosen në nëndetësen bërthamore Belgorod – raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, Tass duke cituar burime të paidentifikuara të mbrojtjes. Pas një mesazhi të zymtë natën e vitit të ri, në të cilin e përshkruante perëndimin si armikun e vërtetë të Rusisë në luftën në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin ka dërguar disa sinjale që tregonin se rusia nuk do të zbrapset. Ai vendosi raketat hipersonike në luftanije duke i dërguar në Atlantik e deri në mesdhe si edhe emëroi gjeneralin më të lartë të tij në krye të luftës.