Top News – Putin jep detaje nga takimi/ ’Nuk kemi armiqësi, por pozicione të ndryshme’
16/06/2021 19:10

Ka përfunduar takimi mes presidentëve Joe Biden dhe Vladimir Putin që zgjati më shumë se 3 orë e gjysmë. Takimi mes tyre u zhvillua në Gjenevë, teksa mediat e huaja shkruajnë se presidenti Biden u largua nga Villa La Grange, ku u mbajt takimi mes dy liderëve. Presidenti rus Vladimir Putin tha pas takimit, se Moska dhe Uashingtoni ranë dakord që ambasadorët e tyre të kthehen në detyrë. "Ata do të kthehen në vendin e tyre të punës. Kur saktësisht është thjesht një ceshtje teknike," u tha Putin gazetarëve. “Nuk ka patur armiqësi por kemi diferencë pozicionesh,” shtoi ai. Marrëdhëniet diplomatike midis Moskës dhe Uashingtonit pësuan krisje që kur Biden mori detyrën. Pasi Biden e krahasoi Putinin me një "vrasës", Rusia në mars ndërmori një hap të rrallë duke tërhequr ambasadorin e saj Anatoly Antonov dhe tha se i dërguari i SHBA John Sullivan në Moskë gjithashtu duhet të kthehej në Uashington. Sullivan u largua nga Moska në Prill, ndërsa të dy vendet njoftuan një valë sanksionesh të mëdha dhe dëbime të diplomatëve. Në maj, Rusia i shpalli zyrtarisht Shtetet e Bashkuara si shtet "jo miqësor", duke e ndaluar ambasadën amerikane të punësojë shtetas rusë. I vetmi vend tjetër në atë listë është Republika Çeke. Ishte Joe Biden ai që e kërkoi takimin e sotëm me Vladimir Putinin, dhe lëvizja e parë dukej se i takote pikërisht presidentit amerikan. Dy liderët e zhvilluan takimin të shoqëruar nga Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari i Shtetit Anthony Blinken.

Top News – SHBA heq dorë nga Ukraina…’Nuk është më prioritet’, cilat janë rreziqet
07/07 12:19
Top News – Netanyahu shkon tek Trumpi / Shpresa për armëpushim në Rripin e Gazës
07/07 12:19
Top News – Trump “shfryhet” ndaj ish aleatit: “Musk ka dalë nga shinat, partia është qesharake”
07/07 12:18
Top News – Ukraina, kaos në qiejt e Rusisë / Sulme të mëdha me dronë, çrregullohet trafiku ajror
07/07 12:18
Top Channel/ Trump rikthen kërcënimin e tarifave: 10% kush përkrah vendet e BRICS!
07/07 12:14
Top News – Kolonë hiri e tymi 18 km e lartë / Vullkani shkakton panik, paralajmërohen banorët
07/07 12:13
Top News – Polonia ‘mbyll dyert’ / Kthen kontrollet kufitare për Gjermaninë dhe Lituaninë
07/07 11:55
Top Channel/ Dërgohen në burg doganierët grekë të Qafë Botës: Merrnin ryshfet!
07/07 11:32
Top Channel/ Izrael-Hamas, Trump: Marrëveshja këtë javë! Netanyahu sot në Washington!
07/07 11:19
Top Channel/ “Ferri” në Teksas: Mbi 80 viktima nga përmbytjet, mes baltës gjarpërinj helmues!
07/07 11:18
Top Channel/ “Qesharake”, Trump tallet me partinë e re të Musk: Ka dalë nga shinat fare!
07/07 11:00
Top Channel/ Serbi, mosbindja civile hyn në javën e dytë: Protestuesit bllokojnë Beogradin!
07/07 10:59
Top News- Përmbytje të fuqishme në Teksas/ Të paktën 78 persona humbën jetën, shumica fëmijë
07/07 09:47
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top News – Thyejnë kockat për të dalë nga avioni / Pasagjerët në panik, alarm në bordin e Ryanair
06/07 15:32
Top News-A nis kështu Lufta e Tretë Botërore? Rutte parashikon sulme të njëkohëshme nga Kina e Rusia
06/07 15:31
Top Channel/ Dita e Ashuras/Muslimanët shia në gjithë botën vajtojnë vr*sjen e Imam Hysenit
06/07 15:05
Top Channel/ Tragjedi në Teksas / 50 të vd*kur nga përmbytjet, 27 vajza ende të zhdukura
06/07 14:37