Një shi dronësh kamikazë të Rusisë janë lëshuar mbi Ukrainë natën e shkuar dhe mëngjesin e sotëm, dhe mbrojtja ajrore e Kievit tha se i ka asgjësuar të gjithë. Por, këta dronë, mbartnin mesazhe specifike. “Për Moskën” dhe “Për Kremlinin”, ishte shkruar mbi dronët e lëshuar mbi odesa, sipas ushtrisë ukrainase, një referencë kjo për tentativën e dyshuar për vrasjen e presidentit rus Vladimir Putin. Komanda jugore e Ukrainës tregoi disa foto në të cilat shiheshin mesazhe të shkruara në pjesët e dronëve të rrëzuar nga mbrojtja ajrore, dhe tha se ata tregonin arsyen e sulmit.