Sulmet ajrore ruse kanë lënë një të vdekur dhe dy të plagosur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, dhe kanë detyruar mbylljen e dy urave mbi lumin Dniepër, njoftuan autoritetet e qytetit të premten. Dronët rusë goditën një shkollë në Kiev dhe Urën Jugore mbi lumin Dniepër të enjten, duke shkaktuar zjarre në kryeqytet, thanë zyrtarët e Kievit. Trafiku mbi Urën Jugore dhe Urën Paton u ndërpre, ndërsa u vendosën kufizime të pjesshme në Urën e metrosë. Po ashtu një zjarr shpërtheu në katet e sipërme të një ndërtese banimi në Kiev, njoftuan zyrtarët e qytetit në Telegram të premten.