Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se SHBA-ja beson se presidenti rus, Vladimir Putin, “ka marrë vendimin për të pushtuar” Ukrainën. "Kemi arsye të besojmë se forcat ruse po planifikojnë të sulmojnë Ukrainën javën e ardhshme, në ditët në vijim", tha Biden në një fjalim televiziv. Ai tha se SHBA-ja beson se Rusia mund ta ketë në shënjestër edhe kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, i banuar me mbi 2.9 milionë njerëz.