Liderët evropianë janë zotuar se do të qëndrojnë të bashkuar në qëllimin e tyre për ulje të tensioneve pas pozicionimit të mbi 100 mijë trupave ruse afër Ukrainës. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se sheh rrugë përpara në zgjidhjen e krizës, pas negociatave të nivelit të lartë që ka realizuar në Moskë dhe Kiev.