Top News/ Putin, dhuratë për Korenë e Veriut / Një luan, dy arinj e disa rosa për kopshtin zoologjik
20/11/2024 14:38

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar Koresë së Veriut dhjetëra kafshë, duke përfshirë një luan dhe dy arinj, si shenjë miqësie mes Moskës dhe Phenianit, thanë zyrtarët rusë të mërkurën. Të dy vendet kanë thelluar lidhjet politike, ushtarake dhe kulturore në mesin e ofensivës së Rusisë ndaj Ukrainës, me Putinin dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, që pohojnë vazhdimisht miqësinë e tyre personale. “Një luan afrikan, dy arinj kaf, 25 fazanë të llojeve të ndryshme, 40 rosa dhe kafshë të tjera, u transferuan nga kopshti zoologjik i Moskës në kopshtin zoologjik të Phenianit”, tha ministria e burimeve natyrore të Rusisë në një postim në Telegram. Ministria postoi një video të kafshëve, që zbriteshin nga një avion qeveritar si edhe imazhet e një luani në kopshtin zoologjik të penianit. Putini më herët i kishte dhuruar Kim Jong Unit 24 kuaj të racës së pastër, të njohur si të preferuarit e liderit koreanoverior, ndërsa ky i fundit i dërgoi Putinit dy qen të një race vendase. Të dy vendet, nën sanksione të rënda perëndimore, nënshkruan një pakt të mbrojtjes së ndërsjellë në fillim të këtij viti që i detyron ata të ofrojnë ndihmë të menjëhershme ushtarake nëse vendi tjetër pushtohet. Kryeqytetet perëndimore, si dhe Ukraina dhe Koreja e Jugut, thonë se Koreja e Veriut ka vendosur së fundmi më shumë se 10,000 trupa të saj në Rusi, për t'u angazhuar në luftime kundër forcave të Kievit.

Top News – Braktisi Oscar-in për Ukrainën / Sean Penn merr statujën e veçantë në Kiev
18/03 14:11
Top News- NATO blindon Turqinë, më shumë mbrojtje/ Baza e Incirlikut e paprekshme, edhe një Patriot
18/03 13:46
Top News – Rusia, Kina, Irani, kërcënime kryesore / Suedia vlerëson sigurinë, raporti vjetor
18/03 13:44
Top News – Rebelim brenda administratës Trump / Protestë kundër luftës në Iran, dorëhiqet zyrtari
18/03 13:23
Top News – Shpërthen në Mesdhe në çdo kohë… / Italia paralajmëron: Cisterna ruse jashtë kontrollit
18/03 13:18
Top Channel/ “Hakmarrje për vrasjen e Larijanit”: Raketat e Iranit vrasin dy persona në Tel Aviv!
18/03 12:08
Top Channel/ Vjenë, bie skela në një kantier ndërtimi: Vdesin tre shqiptarë të Kosovës!
18/03 11:50
Top Channel/ Trump, presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prodhimin e armëve!
18/03 11:48
Top Channel/ Putin, i “tmerruar” pas vrasjes së Khameneit? Moska bllokon Telegram dhe WhatsApp!
18/03 11:48
Top News – Nga marangoz te shofer kamioni, punët më pak të rrezikuara nga Inteligjenca Artificiale
18/03 11:29
Top News – SHBA nuk ka nevojë për NATO-n! Trump i tërbuar pas refuzimit për Ngushticën e Hormuzit
18/03 11:23
Top News – Godet Izraelin me bomba thërrmuese / Irani hakmerret për vrasjen e shefit të sigurisë
18/03 11:18
Top News-USS Gerald Ford për riparime në Kretë / Zjarr në bord, tualete të bllokuara e moral të ulët
18/03 11:17
Top News – Evropa të përgatitet për sulme me dronë / Paralajmëron Zelenski: Terroristët janë gati
18/03 11:11
Top News – Doktrina bërthamore e Iranit nuk ndryshon / ‘Ngushtica e Hormuzit me protokoll të ri’
18/03 11:07
Top News – Mos më harroni mua! Zelenski në turne, gjithë vëmendja e botës te Irani
18/03 11:06
Top News – Kinezi trafikant…milingonash / Arrestohet me 2 mijë insekte duke u larguar nga Kenia
18/03 10:59
Top News – Nuk ka asnjë vend të sigurt në Rusi / Kremlini në ethe: Dronët ukrainas, të frikshëm
18/03 09:38
Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
DIGITALB DIGITALB