Top News – SHBA nuk ka nevojë për NATO-n! Trump i tërbuar pas refuzimit për Ngushticën e Hormuzit
18/03/2026 11:23

Donald Trump ka thënë se SHBA-të nuk kanë nevojë për NATO-n pasi u refuzua nga një numër vendesh anëtare të organizatës pas thirrjes së tij për një forcë detare shumëkombëshe për të rihapur rrugën kryesore tregtare të Ngushticës së Hormuzit të mbyllur nga Irani. Duke folur nga Zyra Ovale, presidenti amerikan e përshkroi refuzimin e thirrjeve të tij si një "gabim shumë të pamend", duke shtuar: "Të gjithë pajtohen me ne, por ata nuk duan të ndihmojnë. Dhe ne si Shtete të Bashkuara duhet ta mbajmë mend këtë sepse mendojmë se është mjaft tronditëse". Trump shtoi se mendonte se Evropa do të kishte dërguar minakërkues për të ndihmuar me operacionin në ngushticë, duke shtuar se kjo nuk ishte "një gjë e madhe". Edhe një herë midis shënjestrave të Trumpit ishte kryeministri britanik, Keir Starmer, me të cilin Trump tha se ishte i zhgënjyer, duke shtuar se marrëdhëniet me Britaninë e Madhe kanë qenë të mira para se Starmer të merrte detyrën. Komentet e presidentit amerikan erdhën pasi Starmer tha të hënën se Britania do të "ndërmerrte veprimet e nevojshme për të mbrojtur veten dhe aleatët e saj por nuk do të tërhiqej në luftë". Burime qeveritare britanike thanë se nuk kishte asnjë plan që anijet e Mbretërisë së Bashkuar të vendoseshin në ngushticë.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48