Top News – Braktisi Oscar-in për Ukrainën / Sean Penn merr statujën e veçantë në Kiev
18/03/2026 14:11

Sean Penn është vlerësuar me një statujë Oscar të bërë nga metali i një vagoni treni ukrainas të dëmtuar nga raketat ruse. Statuja e sheshtë kishte formën e një çmim Oscar, iu dha atij nga Oleksandr Pertsovskyi, drejtor i hekurudhave ukrainase, i cili i tha: “Ti po humbet ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, kështu që ne bëmë këtë. Nuk është prej ari, por është shumë e vërtetë dhe nga thellësia e zemrave tona”. 65 vjeçari Sean Penn, u përgjigj: Ky është një thesar, faleminderit. Aktori nuk mori pjesë në ceremoninë që u mbajt të dielën në Los Angeles, ku fitoi Oscarin e tij të tretë: një çmim për aktorin më të mirë mbështetës për performancën e tij në filmin One Battle After Another të Paul Thomas Anderson, i cili mori gjithsej gjashtë çmime, përfshirë atë për regjisorin më të mirë dhe filmin më të mirë. Mungesa e tij ishte e pashpjegueshme atë natë, por të hënën u zbulua se aktori kishte fluturuar për në Ukrainë në fund të javës së kaluar, ku u fotografua në qendër të Kievit të hënën "me syze dielli dhe me një kuti cigaresh në dorë". Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenskyy më pas postoi një fotografi të tyre të ulur së bashku në zyrën e tij. Në vitin 2022, Sean Penn i huazoi një nga statujat e tij Oscar presidentit, duke thënë: "Kjo është për ty. Është thjesht një gjë simbolike, por nëse unë e di që kjo është këtu me ty, atëherë do të ndihem më mirë. Kur të fitosh luftën ma sill në Malibu. Do të ndihem shumë më mirë duke ditur se një pjesë e imja është këtu". Sean Penn e ka vizituar vendin shpesh që kur Rusia nisi pushtimin katër vjet më parë dhe bëri një dokumentar për Zelenskin në vitin 2023. Dy çmimet e tij të mëparshme Oscar ishin për rolet e tij në Mystic River në vitin 2004 dhe Milk në vitin 2009. Aktori gjithashtu ka fituar një çmim Bafta për One Battle Against Another në shkurt, por gjithashtu mungoi në ceremoninë e ndarjes.

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48